Naser Rugova tregon se kush mund të bëhet kryetar i LDK-së

Aktuale

Naser Rugova tregon se kush mund të bëhet kryetar i LDK-së

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Naser Rugova

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Naser Rugova, ka thënë se kryetari i ri i LDK’së duhet të ketë profilin politik të këtij subjekti.

I ftuar në emisionin T7, ai ka thënë se kandidatë për këtë pozitë mund të jenë Anton Quni, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri.

“Janë dalur në opinion disa emra. Zoti Quni është një ministër shumë i mirë, që ka kontribu shumë për LDK’në. Po kemi edhe njerëz tjerë Kujtim Shalën, Abdixhikun por edhe Lutfi Haziri. Mund të dal edhe një njeri tjetër dhe ne do ta mbështesim atë”, ka thënë ai.

Rugova ka thënë se nuk e ka menduar kandidimin e tij për këtë pozitë për shkak të angazhimeve që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat