Shpend Ahmeti jep lajmin fantastik për banorët e rrugës

Aktuale

Shpend Ahmeti jep lajmin fantastik për banorët e rrugës

Nga: A.Z Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:55
Rrugës

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka jep një lajm shumë të mirë për banorët e rrugës 'Muharrem Fejza' në lagjen Mati-1.

"Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjërësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. 

Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh.", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjërësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve. Kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh.

Nga të gjitha 2200 rrugë në Prishtinë, mendimi im personal është se nuk ka rrugë më të rëndësishme se kjo për tu investuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat