Rugova tregon shkaqet e rënies së LDK-së: U demotivua anëtarësia e partisë

Aktuale

Rugova tregon shkaqet e rënies së LDK-së: U demotivua anëtarësia e partisë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:56
Naser Rugova

Anëtari i LDK-së dhe ish-deputeti, Naser Rugova ka treguar arsyet e rënies së LDK-së në rezultatin zgjedhor.

Rugova thotë se një nga arsyet ishin koalicioni me PDK-në i vitit 2014.

Arsyet tjera sipas tij janë edhe mosmbajtja e premtimeve elektorale por edhe prurjet e reja në parti.

“Janë tri apo katër shkaqe kryesore për rënien e LDK-së. E para ishte koalicioni i vitit 2014 me PDK-në, ishte thyerje e vrullit dhe motivimit të anëtarësisë së LDK-së.

E dyta, ajo u reflektua në vitin 2017 ku përkundër koalicioneve me parti të vogla dolëm të tretit. E treta është mosbajtja e premtimeve elektorale dhe parimeve të miratuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, përfshi edhe injorimin e mërgatës. E fundit prurjet e reja në vitin 2017 e 2019 që nuk kanë të bëjnë me brumin e LDK-së”, deklaroi Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat