Ismaili: Ma gërditën politikën – VV më zhgënjeu, si të tjerat mblodhi njerëz në mes të pandemisë

Aktuale

Ismaili: Ma gërditën politikën – VV më zhgënjeu, si të tjerat mblodhi njerëz në mes të pandemisë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 00:25
Ish-deputeti Fisnik Ismaili

Ish-deputeti Fisnik Ismaili, ka thënë se është zhgënjyer me politikbërjen e subjekteve partiake, sidomos në kohë pandemie, ku nxorën njerëzit në kohë fushate duke i rrezikuar për përfitime të tyre.

Ai madje thotë se më nuk mund të bëjë krahasime për asnjërin prej politikanëve në vend, për shkak siç e quan ai ia ‘’gërditën politikën’’.

”Kam refuzuar gjatë gjithë fushatës, kam refuzuar plot ftesa për debat. S’po di asgjë për cakrrimet e fundit. S’jam marrë me asnjë parti politike. Kam këqyr veç punët e mia”.

”Aq ma kanë gërditë politikën tonë, krejt komplet. Krejt akterët politikë tani për mua janë të njëjtë”.

”Nuk mund ta dallojë asnjërin, kjo u vërtetua tani në fushatën e fundit. I shihsha disa statuse kur flisnin për njërin ose tjetrin”.

Tutje ai përmendi moskujdesin e liderëve partiakë, sa i përket masave mbrotjëse ndaj koronavirusit.

”Një send që e kam vërejtur që më ka penguar më së shumti janë turmat e njerëzve që kanë dalë, gjithëkohën, gjithëkohën, secili u krenojke që po mbledh më shumë njerëz në vende të ndryshme në një situatë si kjo (në kohë pandemie)”.

”Jam indinjuar edhe vjet me këtë punë, edhe vjet gjatë krejt kohës së pandemisë derisa ne ishim në karantinë, këta u përlajshin për qeveri. Aty zhgënjemi ka qenë ekstrem i madh dhe kurgjë nuk ndryshoi”.

”Për mua absolutisht në një situatë si kjo, që një vit, po na mundon, në Kosovë s’u bë asgjë për këtë çështje pasi gjithë koha ka qenë politikë. Jo njëra qeveri, jo tjetra. Shkarko njërin, shkarko tjetrin, hyn në zgjedhje”.

”Bëjë seanca për rimëkëmbje të bizneseve, kërkush s’u lodhke me shku. Është e turpshme! Unë i përkas shumicës që nuk lodhet aspak për këtë politikë. Nuk lodhem sepse po e shohim se asgjë s’po ndryshon”.

”Unë kam kaluar një kohë të gjatë në politikë, me pa që krejt ish njëfar mashtrimi dhe po e shoh sot, jam një pronar i disa bizneseve po mundohem me i këqyr punëve të mia. Gjithë kohën ka vështirësi, e kur vie çështja politike, menjëherë ja nisin me lypë prej njerëzve, deri më në më banalen. Më banale se me i pa turmat gjatë pandemisë, e me i pa rezultatet siç qenë dje”.

Ndërsa komentoi zhvillimet e fundit, Ismaili pati dhe kritika ndaj Vetëvendosjes, ish-subjekt që dikur i përkiste.

”Unë kam hy me qëllime të pastërta”.

”Kam hy me dëshirë me ndryshu diçka. Kam tentuar për të ndryshuar, por kam parë që kur dikush po i merrke erë pushtetit më s’po shihke, as spo zgjidhke mjete me e marrë atë pushtet. Njeri dëshpërohet, ndjehet i mashtruar dhe del”.

”Nëse dikush e merr udhëheqjen e pushtetit, duhet së pari të kujdeset për njerëzit e vet. Mua më ka zhgënjyer fakti që Vetëvendosje kanë bërë njësoj turma si të tjerët. S’ka ndryshuar asgjë”.

”Mbaj mend para 2013-ës, kur shihshin tuj shllajfit, u patëm betu që ne nuk patëm me bo këso festash. Fitorja në Prishtinë, ka qenë më e dinjitetshmja ndonjëherë. Por nëse këqyrim asnjë veturë s’ka shllajfitë”.

”Por asgjë nuk ndryshoi – ky popull i njëjtë që ka votuar ata dikur andej, ka votuar këndej (VV)”, deklaroi Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat