Flet krahu i djathtë i Ibrahim Rugovës: Isa Mustafa është bukëpërmbysës, duhet fshirë gjurmët e tij

Aktuale

Flet krahu i djathtë i Ibrahim Rugovës: Isa Mustafa është bukëpërmbysës, duhet fshirë gjurmët e tij

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:27
Eqrem Kryeziu

Eqrem Kreyeziu, krahu i djathtë i dikurshëm i ish- presidentit historik Ibrahim Rugova ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas tij, fajtori kryesor për shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është Isa Mustafa.

“Isa Mustafa ka qenë bukë përmbysës me shpurën e tij, Vjosa Osmani e ringjalli kandidaturën e saj për kryeministre në LDK, por i thanë që i humbe zgjedhjet dhe e bëjshin fajtore. Tashti po del që ata kanë qenë vetëm një shpresë në raport me Isen ajo ka qenë një shpresë, por i thanë që jo na i humbe zgjedhejt bukëpërmysës, e qe tash i “fituan” zgjedhjet. Njerëzit u kënaqën u frymëzuan, ajo LDK e gjatë e kontaverse e mo zot ma keq e qitën Vjosën një frymë si të re e gati i fitoi zgjedhjet, e pastaj pasi që përfunduan zgjedhjet kishe po të përjashtojmë”, ka thënë ai.

“Në Këshillin e përgjithshëm të LDK-së ajo s’ka marrë as vota me qenë kundërkandidate, tërësisht rrjeti i tyre është i kontaminum, unë e kisha problem qysh me shërue, ata s’kanë desht me m’pa me sy, sepse isha nënkryetar i Ibrahimit, qysh iu dhimshin sytë kur më shihnin mu, andaj unë nuk isha i interesum me qëndru”, ka thënë tutje Kryeziu.

Sipas tij, për të ringjallur LDK-në duhet fshirë gjurmët e Isa Mustafës dhe disa bashkëpartiakëve të tij.

“Hapi i parë që duhet me ba është me i zanë gjurmët e mbrapshta të Isa Mustafës, t’i fshijmë gjurmët e tij, edhe duhet me i thanë Donika Gërvallës mirre LDK-në, unë vetëm në këtë mënyrë mund ta manifestojë si kërkimfalje”, ka theksuar ai.

Kryeziu ka thënë se nga LDK-ja është larguar tash e sa vjet, për siç ka thënë ai për të mos e kapur marrja.

Ndryshe, zgjedhjet e 14 shkurtit LDK arriti të fitojë vetëm 13.08 % të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat