KEDS deklarohet për dëmtimin e gypit të ujit në lagjen Arbëria

Aktuale

KEDS deklarohet për dëmtimin e gypit të ujit në lagjen Arbëria

Nga: G.B Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, gazeta “Bota sot” raportoi se banorët e lagjes “Arbëria”, rruga Ahmet Krasniqi, janë pa ujë prej 3 ditësh.

Sipas banoreve, KEDS ka dëmtuar gypat e ujit gjatë punimeve që ka bërë atje.

LEXO EDHE: 3 ditë pa ujë, banorja nga lagjja Arbëria: KEDS dëmtoi gypat e ujit

Të pyetur lidhur me këtë rast, nga KEDS kanë thënë se dëmtimi është bërë nga një kontraktor i tyre gjatë ditës së sotme dhe jo para 3 ditësh.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, ka thënë për “Bota sot” se dëmi i shkaktuar është sanuar menjëherë.

“Nuk është e vërtetë që KEDS ka dëmtuar gypin e ujit, sikurse nuk është e vërtetë as që kjo ka ndodhur para tri ditësh dhe qytetarët janë pa ujë që nga ajo kohë. Dëmtimi i gypit është bërë nga një kontraktor i KEDS-it. Por, ai dëmtim ka ndodhur sot rreth orës 11:00, ekipet kontraktore derisa kanë qenë duke realizu punimet në kuadër të projekteve investive në Rr. Ahmet Krasniqi (Arbëri) kanë dëmtu një gyp të ujësjellësit, i cili është sanu brenda një kohe shumë të shpejtë”, ka thënë Buzhala për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat