Spahiu: Kurti është dashur të bëj thirrje që të votohen serbët

Aktuale

Spahiu: Kurti është dashur të bëj thirrje që të votohen serbët

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:18
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje do të duhej që të kërkonte vota për disa serbë në Kosovë, në mënyrë që të njëjtin të bëhen pjesë e Kuvendit e Kosovës.

Ai tha se me veprimet e fundit të Listës Serbe, kjo parti ka dëshmuar që ka potencial dhe që është më stabile se VV’ja.

“Çka po dëshmon kjo që ka ndodh është që Lista Serbe është me potencial dhe është parti më e fortë e më stabile sesa VV’ja me 400 mijë votues. Albin Kurti nuk është i zoti me i komandu 4 mijë vota ata janë në gjendje me i komandu deri në 15 mijë vota, ai nuk e ka pasur kurajën që tu thotë aktivisteve që po na duhet ky Rashiqi a dikush në Kuvend dhe se votën mos na e qit neve po tjetër kujt”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij dhëna e 4 mijë votave nga VV’ja për partinë e Rrashiqit apo të ndonjë serbi tjetër nuk do të thoshte asgjë për partinë e Kurtit.

“Rreziku nuk është që nuk është pa. unë po them për Albinin sepse partitë e tjera nuk kanë pasur vota për vete e le më me i dhënë dikujt. 4 mijë e 10 mijë vota për të nuk kanë qenë asgjë si me I gju në tokë”, ka thënë më tutje ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat