Molliqaj: Në këtë mandat nuk ka president e as kryeparlamentar, ka vetëm Albin

Aktuale

Molliqaj: Në këtë mandat nuk ka president e as kryeparlamentar, ka vetëm Albin

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj beson se Vjosa Osmani do të zgjedhet presidente.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se kjo do të ndodh për shkak të shantazhit që po iu bën Kurti partive opozitare me dërgimin e vendit në zgjedhje nëse nuk ia bëjnë kuorumin Osmanit.

Molliqaj thotë se Vjosa Osmani ka ndihmuar Vetëvendosjen në rezultatin zgjedhor, por sipas tij mbështetja e Albinit për Vjosën varet nga qëndrimet e kësaj të fundit.

“Vjosa Osmani do të ketë mbështetje dhe votë derisa e ka qasjen e Albinit. Nëse Vjosa se ka qasjen e njëjtë si të Albinit edhe nëse është në subjektin e Albinit nuk do të ketë votë e as mbështetje”, tha ai.

Molliqaj thotë se Kosova ka pasur lloje të ndryshme të presidentëve por sipas tij në këtë mandat Kosova nuk do të ketë president e as krye parlamentar.

“Në këtë mandat nuk do të kemi fare as president e as krye parlamentar. Ka veç Albin. Këta janë aty, kanë marrë edhe vota por nuk do të kenë as fuqinë e Ahtifete Jahjagës”, deklaroi ndër të tjera Dardan Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat