Policia aksionin edhe në Komunën e Istogut, deklarohet Haki Rugova

Aktuale

Policia aksionin edhe në Komunën e Istogut, deklarohet Haki Rugova

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke mbajtur një aksion edhe në Komunën e Istogut.

Mediat lokale raportojnë se tashmë njësia speciale e ka rrethuar objektin e Komunës në Istog.

Media ka tentuar që të kontaktojë me policinë në këtë rajon megjithatë, nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.

Kryetari i Komunës ndërkaq, i kontaktuar nga media ka thënë se aksioni ka ndodhë nga niveli qendror dhe nuk ka më shumë detaje.

“Polica e ka kry punën e vet, nuk kam ndonjë koment. Kjo ka ndodhë prej nivelit qendror”, ka thënë Rugova.

Policia e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka konfirmuar se është duke mbajtur aksion te Ministria e Bujqësisë por edhe në disa komuna.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat