Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Merret vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të tjerë, raportohet se deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në katër.
Policia vetëm ka konfirmuar se është duke zhvilluar aksion në disa lokacione të Kosovës.
Ndërsa nuk ka dhënë më tepër detaje.