Miftaraj reagon pas aksionit në MB: Të mos jetë aksion me porosi apo qëllime politike

Aktuale

Miftaraj reagon pas aksionit në MB: Të mos jetë aksion me porosi apo qëllime politike

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:08
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas aksionit të sotëm në Ministrinë e Bujqësisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se aksione të tilla ndodhin sa herë që ndërrohen pushtetet, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se më së shumti që dalin në pah janë ata prokurorë apo Kryeprokurorë që janë të zhytur dhe duan vëmendje, dhe zakonisht viktima janë disa zyrtarë të nivelit mesatar.

Miftaraj ka thënë se shpreson që rasti i sotëm të mos jetë një nga këto aksionet propagandë, me porosi, qëllime politike, vëmendje apo pazar hesapi.

Postimi i tij i plotë:

Sa herë të ndërrohen pushtetet në Kosovë, ka aksione si ky sot.

Më së shumti që dalin në pah janë ata prokurorë apo Kryeprokurorë që janë të zhytur dhe duan vëmendje, dhe zakonisht viktima janë disa zyrtarë të nivelit mesatar.

Të shpresojmë se rasti i sotëm nuk është një nga këto aksionet propagandë, me porosi, qëllime politike, vëmendje apo pazar hesapi. Kujtim Munishi është ekspert në këtë drejtim.

Super aksioni në Karaçevë përfundoi me sukses, viktimë e të cilit ishin katër lopë, tre dele dhe dy keca. Po ashtu demolim i disa barakave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat