Demi pas konfiskimit të çantave me para në MB: Kush do të bëhet milioner?

Aktuale

Demi pas konfiskimit të çantave me para në MB: Kush do të bëhet milioner?

Nga: G.B Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:57
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile, ka reaguar pas aksionit të sotëm ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë.

Përmes një postimi në Facebook, ku ai ka publikuar fotografinë e çantave me para që janë konfiskuar, ai ka thënë se gjasat janë se më shumë janë bërë milionerë zyrtarë të shtetit, se sa në garën 'Kush do të bëhet milioner?' në krejt vendet e botës, përcjell Bota sot.

Demi ka thënë se nëse në sektorin e bujqësisë grumbullohen kështu para nga ryshfeti, mund ta paramendoni se çka bëhet në sektorë tjerë.

Postimi i tij i plotë:

Kush do të bëhet milioner?

Gjasat janë se ma shumë janë bërë milionerë zyrtarë të shtetit, se sa në garën 'Kush do të bëhet milioner?' në krejt vendet e botës.

Nëse në sektorin e bujqësisë grumbullohen kështu para nga ryshfeti, mundeni me paramendu çka bahet në sektorë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat