Me cilat parti ishin të arrestuarit e sotëm, ja kush i tradhtoi

Aktuale

Me cilat parti ishin të arrestuarit e sotëm, ja kush i tradhtoi

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:48
Pamje nga aksioni i sotëm

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

Deri më tani janë arrestuar 12 persona.

Në mesin e të arrestuarve, ishte edhe Agim Nuha, ushtrues i detyrës së kryeshefit.

Image

Në rrjetet sociale është parë se Nuha është përkrahës i Vetëvendosjes dhe pjesë e kësaj partie.

Ndryshe, në aksionin e sotëm të policisë është arrestuar edhe Berat Nika, punonjësi i Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë.

Nika duket të jetë një mbështetës i madh i Partisë Demokratike të Kosovës.

Image
Image

I njëjti në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë shumë fotografi dhe momente nga jeta dhe vepra Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

E arrestuara tjetër, Adushe Ukshini, duket se është përkrahëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E njëjta në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë gjatë fushatës zgjedhore një fotografi të kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Image

Kujtojmë se Prokuroria e Shtetit në ora 13:30 do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për aksionin e sotëm të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat