Dy vendet e pazakonta ku u fshehën çantat me para të zyrtarëve të Ministrisë

Aktuale

Dy vendet e pazakonta ku u fshehën çantat me para të zyrtarëve të Ministrisë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Dy çantat me paratë janë gjetur njëra në një tualet të njërës nga shtëpitë e të dyshuarve dhe tjetra në oborr të një shtëpie

12 persona janë arrestuar sot në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua në disa komuna të vendit, 10 prej tyre zyrtarë të shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi  bëri të ditur se këtë aksion janë sekuestruar rreth 400 mijë euro, disa vetura dhe laptopë.

“Kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura laptopë. Janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe dy janë qytetarë të Republikës.

Për shumën janë konfiskuar dikund rreth 400 mijë euro”, u shpreh ai.

Raportohet se dy çantat me paratë janë gjetur njëra në një tualet të njërës nga shtëpitë e të dyshuarve dhe tjetra në oborr të një shtëpie.

Janë publikuar edhe fotografitë nga vendet ku janë gjetur çantat me para.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat