“Skenat kolumbiane”/ Bicaj “godet” Hotin: Tregoju Isës e Lutës arysen pse u fundosen

Aktuale

“Skenat kolumbiane”/ Bicaj “godet” Hotin: Tregoju Isës e Lutës arysen pse u fundosen

Nga: A.Zh Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:16
Avdullah Hoti

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Petrit Bicaj, ka reaguar për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.

Ai ka ironizuar me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, i cili 5 muaj më parë lavdërohej se “e kanë larguar fjalën korrupsion nga diskursi politik”.

Duke parë skenat e sotme, të cilat Bicaj i ka quajtur “kolumbiane”, zyrtari i VV-së ka kërkuar që t’iu tregohet Isa Mustafës e Lutfi Hazirit shkaku për humbjen në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell Bota sot.

Reagimi i Bicajt në Facebook:

Ky tipi thoshte "e larguam fjalën korrupsion nga diskursi publik"!!!

Derisa vetëm në një agjencion, në kuadër të ministrisë së kontrolluar nga njerëz të tij, shohim skena Kolumbiane, alla Escobar?!

PS. Tregojuni Isës e Lutës arsyen pse u fundosen, se qe 10 ditë nuk po gjejnë arsye për humbjen e madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat