Baton Haxhiu tregon a është ftuar nga Gjykata Speciale

Aktuale

Baton Haxhiu tregon a është ftuar nga Gjykata Speciale

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Baton Haxhiu

Gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu ka mohuar të ketë marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai shtoi se nuk merret me “të çmendur”, duke iu referuar kështu Milaim Zekës.

“Nuk merrna me të çmendur unë. Nuk kam nevojë të deklarohem asgjë… Nuk merrem me të çmendur unë, nuk merrem me të çmendur. E para s’kam shkru unë asnjë shkrim, besoj këtë e shihni në shkrim i shihni edhe emrat kush ka shkru. E dyta me të çmendur që i kanë ikur vetës e veprës s’kam çka merrem me ta”, tha Baton Haxhiu.

I pyetur nëse mori ndonjë ftesë, Haxhiu tha se askush s’i ka dërguar ftesë dhe s’është marrë fare me atë punë.

“Të thashë se askush nuk më ka dërgu ftesë se unë s'kam bërë shkrim as nuk jam marr me atë punë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat