Nimoni pas aksionit në Ministri: Politika ndëshkimore në Kosovë vazhdon të jetë e butë

Aktuale

Nimoni pas aksionit në Ministri: Politika ndëshkimore në Kosovë vazhdon të jetë e butë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:40
Pamje nga aksioni i sotëm

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në disa lokacione të vendit, ku janë arrestuar 12 zyrtarë të shtetit. Përveç arrestimeve, në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar gati gjysmë milioni euro.

Aksioni është zhvilluar edhe në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, e ku në mesin e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB).

Lidhur me keqpërdorimin e fondeve shtetërore kanë folur edhe nga shoqëria civile.

Genc Nimoni nga Organizata “Çohu”, ka thënë se një ndër faktorët kryesor të keqpërdorimeve në institucionet shtetërore, është brishtësia në sundimin e ligjit dhe politika ndëshkimore e butë.

“Brishtësia në sundimin e ligjit. Ne si organizatë bëjmë në vazhdimësi monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Politika ndëshkimore vazhdon të jetë e butë, me burg , me kusht për vepra penale e posaçërisht për persona të profilit të lartë”, ka thënë Nimoni, në emisionin “Frontal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat