Ish-zëvendësministri i Bujqësisë: Jam i befasuar me aksionin e policisë sot

Aktuale

Ish-zëvendësministri i Bujqësisë: Jam i befasuar me aksionin e policisë sot

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:13
Erxhan Galushi

Ish-zëvendësministri i Bujqësisë në Qeverinë “Hoti”, Erxhan Galushi ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në këtë ministri.

Ai tha se është i befasuar nga ky aksion, pasi që sipas tij përgjatë kohës sa ka qenë zëvendësministër nuk ka vërejtur se ka pasur keqpërdorime të tilla.

“Pak jam i befasuar lidhur me këtë aksion,. Derisa kam ushtruar pozitën e zëvendësministrit nuk kam vërejtur diçka të tillë, por ndoshta ka ndodhur diçka pas dorëheqjes sime. Ndihem i habitur me lajmin kur e kam pa, por drejtësia e ka fjalën e vet dhe shpresoj që Prokuroria t’i shkojë rastit deri në fund”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 12 persona të dyshuar për keqpërdorime me subvencione.

Gjatë bastisjes policia poashtu ka konfiskuar edhe afër 400 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat