Haki Abazi mbetet “jashtë” Kuvendit? Ja sa vota ka deri tani

Aktuale

Haki Abazi mbetet “jashtë” Kuvendit? Ja sa vota ka deri tani

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:40
Haki Abazi

Haki Abazi mund të mbetet jashtë Kuvendit. Ai nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për t'u bërë deputet. 

Edhe pse Vetëvendosje u rrit gati dyfish, votat e Haki Abazit u tkurrën. 

Në këto zgjedhje ai ka garuar me numrin 19, kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishte i radhitur i teti.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, me 81 për qind të votave të numëruara deri tani ka vetëm 5 mijë e 15 vota. Kurse në zgjedhjet e kaluara ai kishte marrë 15 mijë e 896.

Media nga burime në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit mëson se ai aktualisht është i 63 me radhë nga lista e Vetëvendosjes pa kriter gjinie.

Këtu nuk përfshihen vendvotimet që janë në rinumërim.

Kujtojmë se KQZ ka kthyer në rinumërim 494 vendvotime. Deri më tani janë rinumëruar 161 vendvotime dhe janë aprovuar 39 mijë vota nga diaspora, janë refuzuar 14 mijë të tjera.

Deri më tani janë rinumëruar rreth 33 për qind e vendvotimeve apo 161 nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat