Berisha e quan Abazin “leshkuq”: Vetëvendosje le ta zgjedhë vet presidentin

Aktuale

Berisha e quan Abazin “leshkuq”: Vetëvendosje le ta zgjedhë vet presidentin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:49
Zafir Berisha

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka folur rreth zgjedhjes së presidentit të vendit, duke folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së Vjosa Osmanit.

Megjithatë, ai iu ka referuar Lëvizjes Vetëvendosje si “legenë, të cilët po thonë se subjektet politike nuk kanë qare pa e votu Vjosa Osmanin”.

“Nëse qenke fitues atëherë zgjedhe vet presidentin, por kur të duhet ndihmë duhet të ulesh me forcat e tjera politike me negociu, se po të duhen edhe 20 vota ndoshta“, ka thënë Berisha në Kanal 10.

Berisha ka përmendur edhe deklaratat e Haki Abazit, të cilit iu ka referuar si ‘leshkuq‘.

“Ai leshkuqi, nëse më lejohet të them, thotë se bashkëpunojmë me LDK-në nëse Vjosa Osmani bëhet kryetare“, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat