Lladrovci takon Artan Grudin: Respektimi i faktorit shqiptar është implementim ligjesh në rrugën integruese

Aktuale

Lladrovci takon Artan Grudin: Respektimi i faktorit shqiptar është implementim ligjesh në rrugën integruese

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:48
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar në Shkup, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin.

Lladrovci ka theksuar se “shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi”.

Postimi në Facebook:

Maqedonia e Veriut, ka hov të ri në implementimin e premtimeve gjatë fushatës nga BDI-ja.

Përfaqësimi, prezantimi dhe përmbajtja e projekteve, janë garanci e të ardhmes së shqiptarëve në trojet e veta.

Respektimi i faktorit shqiptar, nuk është çështje dëshirash por implementim ligjesh në rrugën integruese.

Shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi.

Qëndrueshmëria Juaj në këtë rrugë, është dëshmi e rrugës së drejtë. Suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat