Arrestimet në MB, Latifi: Hajnin e gjunjëzon veç masa drakonike: 25 vjet burg

Aktuale

Arrestimet në MB, Latifi: Hajnin e gjunjëzon veç masa drakonike: 25 vjet burg

Nga: A.SH Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:23
Blerim Latifi

Pas aksionit që ndodhi sot në Ministrineë e Bujqësisë, rezultoi me 12 të arrestuar për keqpërdorime të pozitave zyrtare.

Analisti Blerim Latifi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, janë të kota arrestimet dhe gjykimet mbi bazën ekzistuese ligjore.

Sipas tij, hajdukun e gjunjëzon veç masa drakonike: 25 vjet burg.

Postimi në Facebook:

Korrupsioni është bërë kulturë, mentalitet dhe ideologji e burokracisë shtetërore në Kosovë. Natyrisht politika i ka meritat kryesore për këtë. Të kota janë arrestimet dhe gjykimet mbi bazën ekzistuese ligjore. Hajdukun e gjunjëzon veç masa drakonike: 25 vjet burg. Kur ta mendon se një ryshfet mundet me ia shkatrru jetën, jo që s'guxon me e kërku, pa as me e çu nëpër mend s'ka me pasë zemër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat