Humbja e LDK-së, Fatmir Sejdiu godet Isa Mustafën

Aktuale

Humbja e LDK-së, Fatmir Sejdiu godet Isa Mustafën

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:04
Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se e ka paralajmëruar rënien e LDK’së prej vitit 2010. Ai thotë se është i dëshpëruar me qëndrimet e strukturave tërë këtë kohë.

Sejdiu ka qenë ish-kryetar i LDK’së derisa ishte detyruar të lëshojë këtë pozitë pasi shkeli Kushtetutën kur e mbajti këtë post si dhe atë të presidentit të Kosovës. Pas tij në udhëheqje të LDK’së, e deri më sot, ishte Isa Mustafa.

Sejdiu ka goditur pasardhësin e tij duke e konsideruar si shkaktar që LDK ka marrë rreth 13% në zgjedhje në nivel vendi, që është rezultati më i keq në histori të këtij subjekti. Mustafa dha dorëheqje pas zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt.

“Unë e them edhe një periudhe ende pa e pasur prezencën si subjekt politik VV. Por vetë trendet e stagnimit e LDK’së i kam paralajmëruar në zgjedhjet e pas 2010. Interesant është gara për kreun e Prishtinës. Dihet se si ishte zgjedhur kryetari me ndërskamca dhe në mënyrë aspak jodemokratike. Ai kishte paralajmëruar se do ta fitonte Prishtinën me duar në xhepa dhe e kisha paralajmëruar se nuk do të ndodhte nëse ai do të vazhdonte të udhëhiqte në atë mënyrë. Është paralajmëruar kjo. Në kohën e hartimit të statutit, sepse unë kam marrë pjesë në të gjitha hartimet e statuteve që nga fillimi. Jam i befasuar se si shumica e anëtarëve se si kanë lejuar të vijë deri këtu dhe të lejohet ajo udhëheqje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat