Dallaveret e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë

Aktuale

Dallaveret e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:55
Pamje nga aksioni i sotëm

Bujku nga komuna e Podujevës, S.F (emër i njohur për redaksinë), në një deklaratë  ka thënë se në vitin 2017, kur kishte aplikuar për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, dy nga inspektorët e këtij dikasteri, Kujtim Zariqi, Arsim Qena, i kishin kërkuar para.

Ndërkaq, bujku S.F e kishte paraqitur rastin në Polici e sipas tij, rasti ka shkuar edhe në Prokurori, por ende asgjë nuk ka marr përgjigje nga ta.

Deklarata e bujkut ishte dorëzuar në Departamentin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, por ky rast sipas tij është mbuluar nga Florim Shabani dhe Bislim Muja, në vitin 2020, por të njëjtin problem ai e kishte pasur në këtë vit.

Mediat kane kontaktuar me inspektorin e kësaj ministrie, Kujtim Zariqin, në lidhje me rastin në fjalë.

Ai ka thënë se nuk është i vërtet ky lajm.

“Unë nuk dijë asgjë me këtë, nuk është e vërtet kjo, e këto i din shteti, i din këto procedura, ne nuk i ikim shteti ”, ka thënë Zariqi.

Ndërkaq, nga telefonata e mediave, ndaj Kujtim Zariqi,  është shprehur i mllefosur e kërcënuar, duke thënë se do të merret me procedurat të tjera ligjore, se pse e kemi thirrur për një deklaratë pas orarit të punës.

Lidhur me rastin e bujkut S.F, mediat kane kontaktuar edhe me inspektorin Arsim Qenën.

Ai e ka demantuar këtë lajm, duke thënë se me këtë rast le të merret prokuroria.

“Nuk është i vërtetë ky lajm, nuk është punë e juaj, le të merret prokuroria, e me këtë nuk kam marr asnjë informatë. Unë jam inspektor i ARZhB-së, e kam dorëzuar raportin e kurrgjë tjetër”, ka thënë Qena 

Ndër të tjera ai ka thënë se bujku S.F, ka pasur të drejtë të ankohet nëse ne i kemi kërkuar para atij.

“Ai ka pasur të drejtë të ankohet, ka pasur të drejtë të bëjë një kontrollë, ka pasur të drejtë ta paraqes rastin që nëse ne kemi kërkuar para, ka pasur të drejtë të qoj lëndën në Prokurori”, ka thënë Qena.

E i njëjti problem sipas bujkut S.F, është përsëritur dhe në vitin 2020, ku kryeinspektori i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Bislim Muja, i kishte kërkuar atij 200 euro.

Në një prononcim për media, Muja ka thënë se S.F, ka deklaruar në polici se unë si kam kërkuar mjete financiare atij.

“Për këto detaje pyet në polici dhe në hetuesi, e sa për informatë tjera nuk mund të flasë aty është dosja se ai (S.F) ka dhënë deklaratë se ato janë shpifje se Bislim Muja, (pra unë) nuk më ka kërkuar mjete financiare, e për këtë unë e kam dosjen time”, ka thënë Muja.

Ndër të tjera, Muaj është shprehur se ka qenë në inspektim tek ai dhe se ia është ndarë i pakënaqur me raportin dhe se intervencat i kanë shkuar huq

“Nuk kam punë private me të këto janë punë zyrtare, unë kam qenë për inspektim tek ai, u nda i pakënaqur me raportin për të cilin ka pasur të marr goxha do para, e nuk i ka marrë, pastaj ka filluar me mënyrat e tij me disa intervenca, s’ka mundur të ia arrijë qëllimit, më ka kërcënuar unë kam shkuar në polici e kam lajmëruar rastin, pastaj policia ka shkuar tek ai në Podujevë, sepse ai ka thënë që “po nisem për Dragash, për të me gjetur mua”, ai më ka shkruar SMS (në viber), e në atë shënim ai ka shkruar ‘se ai tregove policisë që mi ke kërkuar 200 euro”, pra të gjitha dëshmitë i kanë policia”, ka deklaruar Muja

Muja, ka thënë se dosjen e tij mund ta kërkoni në hetuesi.

“Detajet më të rëndësishme i keni në polici, mund të shkoni t’i merrni. Aty është edhe deklarata e ministrisë e cila është e protokolluar që ai ka kërkuar falje, e aty ka thënë se Bislim Muja nuk më ka kërkuar para. Nuk e dijë se çka kanë bërë ata, unë deklaratën e kam të dëshmuar në polici, pra në hetuesi.

Tutje Muja ka shtuar se S.F nuk ka qenë ai aplikues por ka qenë gruaja e tij.

Ndërkaq, mediat kane provuar të kontaktoj edhe me inspektorin Florim Shabanin, por telefoni i tij nuk ka qenë i qasshëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat