Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:40
Fatmir Rexhepi

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka pranuar se ekziston një monopol në udhëheqësi të LDK-së dhe se ky monopol duhet të thyhet, nëse dëshirohet që LDK-ja të ecë para.

“Monopoli ekziston nuk ka dilemë aty. Diku në vitin 2011 apo 2012, para zgjedhjeve ishim në takim nëpër degë. Në një prej takimeve që u mbajt në Gjilan, e ku mori pjesë edhe kryetari, profesori Isa Mustafa e dhash propozim që në statutin e LDK-së, që të mos ndodhë monopol, të kemi detyrat e ndara. Nuk duhet kryetari i degës partisë, i cili ka edhe kryetar komune edhe degëve tjera, tash të bëhet nënkryetar partisë. Nuk ka mundësi, fizikisht nuk ka mundësi. Është një lloj monopoli.

Ka mundur të vendoset rregull, ata që zgjidhen në kryesi të partisë, të lënë vendet tjera të mos kemi duplifikime, sot i ke 30 e kusur anëtarë kryetarë të degëve, që janë anëtarë të kryesisë”, ka thënë Rexhepi.

Tutje Rexhepi ka shtuar se “Ku është elita e LDK-së, akademikët, profesorët universitarë tjerë, ku janë njerëzit e kuadrot e ndryshëm. Ky ishte monopoli që e ka shkatërruar atë besimin e ka keqpërdorur pozitën duke pasur favore të jashtëzakonshme”, ka thënë Rexhepi në Desk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat