Islami për Haradinajn president: Nëse nuk e ke një UÇK në dialog, veç ke me kënaq Vuçiqin

Aktuale

Islami për Haradinajn president: Nëse nuk e ke një UÇK në dialog, veç ke me kënaq Vuçiqin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:47
Dardan Islami dhe Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Dardan Islami ka thënë se nëse Ramush Haradinaj do të ishte president i Kosovës, ky do të ishte një mesazh i mirë për Serbinë.

“Po të isha Albin Kurti une, e kisha lut Ramush Haradinaj për kryetar, për arsye se me heq përgjegjësinë prej vetes. Ai është tek në ushtri ushtëi dhe e bëri me gjoks. Ai po i vazhdon asaj rruge. Jepja detyrat që ku e ki detyrat qe ku e ki presidencën”, tha Islami.

Islami tha se nëse në Qeverinë e Kosovës nuk ka përfaqësues të UÇK’së, atëherë Aleksandër Vuçiq do të jetë fitues.

“Unë  e kisha nda përgjegjësinë me UÇK’në. Duhet me pas UÇK’në e përfaqësume në një mënyrë ose tjetër.  Nëse nuk e ki një UÇK aty veç ki me knaq Vuçiqin. Ai është fitues, ai thotë po jau lidhi kur po du. Po jau qoj në burg. Fatmir Limaj jau qita prej loje edhe këtu s’ka.

Vuçiqi UÇK’në e shkatërroi. Unë mendoj që për inat të Vuçiqit. Porosia më e mirë që kishim mujt me jau qu si Kosovë e bashkume, para një momenti historik, para një marrëveshje dialogu, me pas Ramush Haradinaj si një siguresë, si një ekuilibër”, shtoi Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat