Nënkryetarja e VV: Po eliminohen zarfet e diasporës

Aktuale

Nënkryetarja e VV: Po eliminohen zarfet e diasporës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:14
Fatmira Kollçaku

Fatmira Kollçaku, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje tha në një intervistë në “Ballkan” se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk ishte I befasishëm as për ta dhe as për kundërshtarët e tyre politikë.  Ajo tha se populli i dha fitoren me votë një koalicioni që ka bërë bashkë ata që i duan të mirë vendit. Kollçaku theksoi se Vetëvendosje kthehet në qeveri pasi LDK e preu në besë, ndërsa vlerësoi edhe votën e diasporës në këtë rezultat. Por shtoi se ka pasur shumë pengesa dhe përpjekje për eliminimin e zarfeve të tyre.

“Nuk është befasi për askënd, as për kundërshtarët tanë politikë. Dihej që ne do merrnim fitore. Ne fituam edhe në vitin 2017 kur e kishim grupin më të madh parlamentar. Tani kjo është fitorja e tretë. Kjo nuk është më befasi në Republikën e Kosovës. Janë shumë faktorë që ndikuan në këtë fitore kaq madhështore. Ne në listën tonë kemi të bashkuar edhe Vjosa Osmanin dhe alternativën me në krye Mimoza Kusarin.

Janë njerëz që i duan të mirën vendit. Mendojmë që ka ardhur koha t’i rikthehemi të ardhmes dhe të ndërtojmë një të ardhme ndryshe. Një ofertë programore që e përqafuan qytetarët e republikës së Kosovës të Vetëvendosjes që janë njerëzi që mbajnë fjalën. Vetëvendosje I printe proceseve. Ne ishim 50 ditë në qeverisje dhe LDK na preu në besë në fillim të mandatit qeverisës”, tha Kollçaku.

Kollçaku deklaroi se në qeverinë Kurti 2, Vetëvendosja do të japë prova se është ndryshe dhe do të qeverisë ndryshe.

“Kemi pasur për 20 vite një mentalitet korruptiv. Kemi pasur të instaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin e instaluar kudo. Njerëzit janë lodhur nga kjo. Falenderoj edhe mërgatën e cila ndër vite është diskriminuar. U bënë pengesa të ndryshme dhe tani ende po bëhen me eliminimin e shumë zarfeve nga diaspora. Ne jemi zotuar që për mërgatën do të ndryshojmë ligjin që ajo të mos diskriminohet.

Ne nuk jemi për herë të parë në skenën politike. Ne e patëm një kohë të shkurtër bashkëqeverisjen. E duhura është të çrrënjosim këtë model korruptiv që të mos kemi më ryshfet dhe haraç në këtë vend. Mendoj që në ditët e para në qeverinë Kurti 2 do të japim prova se ne jemi ndryshe dhe do të qeverisim ndryshe”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat