Nga Emergjenca flasin për gjendjen e 3 vjeçarit, që e zuri rrethoja e një objekti

Aktuale

Nga Emergjenca flasin për gjendjen e 3 vjeçarit, që e zuri rrethoja e një objekti

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:48
Ilustrim

Një fëmijë 3 vjeçar sot është lënduar rëndë si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti të cilat e kanë zënë atë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Kështu ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr.Naser Syla.

Syla ka thënë se po presin që të bëjnë edhe ekzaminimet e radhës për të vendosur lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm.

“Gjendja është e njëjtë, e rëndë. Po presim që ta realizojmë edhe një ekzaminim tjetër dhe pastaj të vendosim çfarë tutje lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm”, tha Naser Syla.

Një fëmijë 3 vjeçar sot është lënduar si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti të cilat e kanë zënë atë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Kështu ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Naser Syla.

Syla ka thënë se po presin që të bëjnë edhe ekzaminimet e radhës për të vendosur lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm.

“Gjendja është e njëjtë, e rëndë. Po presim që ta realizojmë edhe një ekzaminim tjetër dhe pastaj të vendosim çfarë tutje lidhur me tretmanin e mëtutjeshëm”, tha Naser Syla.

Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ekzaminimin e rastit.

Pas konsultimit edhe me prokurorin kujdestar, rasti është inicuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe organet e rendit po vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme.

“Me datë 24.02.2021, rreth ores 20:40 Policia në Prishtinë ka pranuar informaten se një femijë i moshes rreth tre (3) vjeçar është i lenduar. Njësitet policore menjëher kanë ndermarr veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit. Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e vepres penale inicohet rasti “Shkaktim i rrezikut te pergjithshem” për procedura të mëtejme hetimore. Lidhur me gjendjen shendetsoretë fëmiut mund te ju adresoheni autoriteteve kompetente shëndetsore”, thanë nga policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat