​Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, KQZ: Ja arsyet

Aktuale

​Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, KQZ: Ja arsyet

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 07:31
KQZ

Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre janë aprovuar 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të tjera të refuzuara.

Sipas KQZ-së, arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme, që përfshin mos regjistrimin në kohë si votues, dokumentet jovalide dhe të tjera.

“6 mijë e 309 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 4 mijë e 521 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 991 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 1 mijë e 808 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar apo siç njihet si votim grupor; 571 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, thuhet nga KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat