Policia jep detaje rreth aksionit “Subvencioni 2021”, lirohet njëri nga të arrestuarit

Aktuale

Policia jep detaje rreth aksionit “Subvencioni 2021”, lirohet njëri nga të arrestuarit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:08
Policia e Kosovës

Është liruar nga Policia e Kosovës njëri nga të dyshuarit për keqpërdorime me subvencione bujqësore.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka dhënë edhe detaje të reja lidhur me aksionet që janë zhvilluar ditën e mërkurë.

“Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni ‘Subvencioni 2021’ kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat