Flet 17-vjeçari nga Prishtina, i cili është përzgjedhur nga Nasa për t’u bërë banor i Marsit

Aktuale

Flet 17-vjeçari nga Prishtina, i cili është përzgjedhur nga Nasa për t’u bërë banor i Marsit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Bennet Nura

Bennet Nura, është në mesin e 100 mijë njerëzve të përzgjedhur nga NASA, për të bërë jetë në planetin Mars në të ardhmen.

Në emisionin #gjesi, 17-vjeçi tha se gjithmonë ka ëndërruar të bëjë një hap më shumë për shkencën, pasi interesi për të ka qenë i madh.

Pasi dëshira e tij ishte të bëhej astronaut, emisionet shkencore kanë qenë pika më e dobët e tij.

Ndërkohë që për të qenë pjesë e konkursit të fundit të NASA-s për planetin Mars, plotësimi i disa kritereve ka qenë i domosdoshme.

Sipas Bennetit, gjithçka çka është dashur për të aplikuar në atë konkurs ka qenë, interesimi dhe njohuritë për shkencën.

Ndonëse jetën në Mars e sheh si të vështirë, 17-vjeçi thotë se një mundësi e tillë është e madhe për njerëzimin.

Pas këtij lajmi, Benneti ka marrë edhe shumë komente pozitive nga familjarët dhe miqtë e tij.

Ndryshe, Bennet Nura është student i shkencave kompjuterike në Holandë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat