Profesori për dorëheqjen e Mustafës: Po e përsërit rastin e vitit 1989, historitë e trishta gjithmonë ...!

Aktuale

Profesori për dorëheqjen e Mustafës: Po e përsërit rastin e vitit 1989, historitë e trishta gjithmonë ...!

Nga: A.Morina Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:17
Isa Mustafa

Dorëheqja e Isa Mustafë nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), ka nxitur reagime të shumta.

Ishte një deklaratë e tij ku ai ‘urdhëroi’ deputetët e këtij subjekti të mos e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, që nxiti reagime për një dorëheqje të ‘rreme’ të Mustafës.

Në lidhje më këtë çështje, profesori Enver Bytyçi tha se Mustafa po sillet si kryetar i LDK-së, edhe pse ka thënë se ‘kam dhënë dorëheqje’. Profesori këtë dorëheqje e krahasoj me atë të Rrahman Morinës dhe Hysamedin Azemit në vitin 1989.

“Isa Mustafa duket se po përsërit të njejtën gjë në vitin 2021! Thotë se "kam dhënë dorëheqje" dhe vazhdon e sillet si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës! Historitë e trishta gjthmonë përsëriten, ndërsa ato të suksesshme rrallë herë”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

A ju kujtohet kur Rrahman Morina dhe Hysamedin Azemi dhane doreheqje ne fillim te vitit 1989 dhe sa dolen minatoret e Trepçes nga sgafella e anuluan doreheqjen e tyre?!

Isa Mustafa duket se po perserit te njejten gje ne vitin 2021! Thote se "kam dhene doreheqje" dhe vazhdon e sillet si kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves! Historite e trishta gjthmone perseriten, ndersa ato te suksesshme rralle here!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat