Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi

Aktuale

Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:59
Visar Duriqi

Gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, është sulmuar fizikisht mbrëmë në mesnatë.

Duriqi ka thënë se është sulmuar nga tre persona ende të panjohur. Ai ka treguar se të njëjtit e kishin pritur para hyrjes së banesës së tij dhe e kanë sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij.

Në këtë kohë, Duriqi kishte qenë duke u kthyer në banesë pas pjesëmarrjes në një debat televiziv.

Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat