Hoti i ndan letër falënderimi një bashkatdhetari

Aktuale

Hoti i ndan letër falënderimi një bashkatdhetari

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:15
Foto nga takimi

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i ka ndarë letër falënderimi, bashkatdhetarit Xhafer Balaj.

Hoti tha se kjo ka ndodhur për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson Balaj.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson si është më së miri bashkatdhetari ynë, z. Xhafer Balaj.

Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.

Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!”, ka shkruar Kryeministri në detyrë, në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat