Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj Visar Duriqit

Aktuale

Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj Visar Duriqit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Visar Duriqi

Gazetari Visar Duriqi ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar mbrëmë në mesnatë rreth orës 00:20  në rrugën “Hamdi Gjarqevci”, në Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për media ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte një person në hyrje të banesës së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Rreth orës 00:20 është raportuar për një sulm fizik të ndodhur në rrugën ‘Hamdi Gjarqevci’ në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordimin me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese hetimore për rastin  lëndim i rëndë trupor”, ka thënë ndër të tjera Agron Borovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat