U arrestua për dallavere me subvencione, kjo është pasuria e Agim Nuhës

Aktuale

U arrestua për dallavere me subvencione, kjo është pasuria e Agim Nuhës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

2 persona u arrestuan dje nga Policia e Kosovës në aksionin e djeshëm në Ministrinë e Bujqësisë

Agim Nuha, kryeshefi në detyrë i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë është njëri ndër zyrtarët të cilët u arrestua gjatë aksionit.

Në pjesën e deklarimeve pasurore të paluajtshme, Nuha ka të deklaruar një banesë 37 m2, e marr me kredi në vlerë 18,500 euro dhe një veturë Fiat, në vlerë 3,000 euro.

Po ashtu ai ka të deklaruar edhe mobilimin e banesës në vlerë 6,500 euro.

Nuha para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare ka të deklaruar vetëm 200 euro dhe 300 euro të bashkëshortes së tij.

Agim Nuha për 1 vit sa ishte në krye të këtij Institucione, nga MBPZHR morri pagë hiq më pak se 9,531 euro në total.

Ndërsa të deklaruar e ka edhe rrogën e bashkëshortes e cila ka punuar në një market, që për një vit ka fituar 3,000 euro.

Agim Nuha dhe të tjerët u arrestuan për dallavere me subvencione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat