Hoti: Bashkatdhetarët tanë janë shembull i të mirës së atdheut

Aktuale

Hoti: Bashkatdhetarët tanë janë shembull i të mirës së atdheut

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:54
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se është krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!

Hoti këto komente i bëri pas takimit me bashkatdhetarin Xhafer Balaj, të cilit i ka ndarë një letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson.

“Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.

Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat