​Morina: Rritja e rasteve si pasojë e fushatës

Aktuale

​Morina: Rritja e rasteve si pasojë e fushatës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Foto Ilustrim

Mjeku Arbër Morina nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës u shpreh në Euronews Albania se në ditët në vijim pritet të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19, pasi nuk janë respektuar anti-COVID.

“Humbja e kontrollit të ditëve të fundit për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve kanë bërë që njerëzit të mos kujdesen dhe mund të themi që ka qenë edhe një lëshim nga ana e qeverisë dhe keq-menaxhim. Në ditët e vijim pritet të rritet akoma më shumë numri i të infektuarve”, u shpreh ai.

Sa i përket procesit të vaksinimit anti –COVID, që nuk ka nisur ende, Morina theksoi se Kosova nuk pranon vaksina lindore.

“Kemi qasje perëndimore, Kosova nuk pranon në asnjë rast vaksina lindore por vetëm perëndimore. Ne dyshojnë edhe në kualitetin e tyre”, u shpreh ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat