20 deputetët e mundshëm të PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

20 deputetët e mundshëm të PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:15
Enver Hoxhaj

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë partia e dytë me 17.41% apo 137,722 vota.

E nga ky rezultat PDK do t’i ketë 20 deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit.

Siç merr vesh media, pesëshja më e votuar e PDK-së nga 80% e votave të numëruara pa llogaritur votat me kusht dhe të diasporës, janë: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Memli Krasniqi dhe Mërgim Lushtaku.

Kjo listë mund të pësoj ndryshime të vogla në renditje dhe rezultate pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave.

Media më poshtë ua sjell 20 kandidatët që pritet të zënë ulëse në Kuvend nga radhët e PDK-së:

  1. Enver Hoxhaj 76,092
  2. Uran Ismaili 20,193
  3. Bedri Hamza 17,163
  4. Memli Krasniqi 11,700
  5. Mërgim Lushtaku 11,545
  6. Elmi Reçica 11,542
  7. Ferat Shala 11,444
  8. Ardian Kastrati 9,927
  9. Hajdar Beqa 7,620
  10. Xhavit Haliti 7,536
  11. Eliza Hoxha 7,392
  12. Rashit Qalaj 7,273
  13. Abelard Tahiri 7,185
  14. Bekim Haxhiu 7,181
  15. Hisen Berisha 7,139
  16. Blerta Deliu 6,608
  17. Ganimete Musliu 6,429
  18. Ariana Musliu-Shoshi 6,064
  19. Adelina Grainca 5,915
  20. Kosovare Murseli 4,973.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat