PSD-ja reagon ndaj sulmit fizik të gazetarit Visar Duriqi

Aktuale

PSD-ja reagon ndaj sulmit fizik të gazetarit Visar Duriqi

Nga: A.Morina Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi.

PSD në një reagim në rrjetin social Facebook tha se rastet e tilla, si sulmi ndaj Duriqit, na kujtojnë se mendimi ndryshe dhe fjala e lirë është në shënjestër.

“Nuk guxojmë të sillemi indiferent ndaj sulmeve të tilla, sado të izoluara që mund të ngjajnë. Sa herë që cënohet fjala e lirë, çështja merr përmasa politike dhe duhet trajtuar si e tillë. Dhe sa herë që këto raste mbesin të pa zbuluara inkurajojnë një sjellje të disiplinuar të gazetarëve përballë pushtetit dhe si rregull, përsëritjen e tyre në rast të padëgjueshmërisë eventuale”, thuhej në reagimin e PSD-së, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sulmi fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi duhet zbuluar dhe ndëshkuar me prioritet. Raste të tilla na kujtojnë se mendimi ndryshe dhe fjala e lirë është në shënjestër, kurdo që prekin probleme të shtresëzuara dhe interesa biznesore dhe të pushtetit.

Nuk guxojmë të sillemi indiferent ndaj sulmeve të tilla, sado të izoluara që mund të ngjajnë. Sa herë që cënohet fjala e lirë, çështja merr përmasa politike dhe duhet trajtuar si e tillë. Dhe sa herë që këto raste mbesin të pa zbuluara inkurajojnë një sjellje të disiplinuar të gazetarëve përballë pushtetit dhe si rregull, përsëritjen e tyre në rast të padëgjueshmërisë eventuale.

Në anën tjetër, para se këto çështje të jenë punë hetimore dhe policore, ato janë çështje rezistence ndaj autoritarizmit dhe populizmit që i japin krahë të fortit dhe lënë të zhveshur qytetarët e gazetarët nga të drejtat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat