Reagon edhe Hoxhaj: Sulmi ndaj Duriqit, i papranueshëm e qyqar

Aktuale

Reagon edhe Hoxhaj: Sulmi ndaj Duriqit, i papranueshëm e qyqar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:49
Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi. Këtë sulm Hoxhaj e cilësoi si akt qyqar.

Ai u bëri thirrje organeve kompetente që të veprojnë për hetimin e plotë të rastrit.

“Liria e mendimit, puna profesionale e mediave dhe gazetaria nuk mund të ndalen me dhunë asnjëherë. Sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit Visar Duriqi është i papranueshëm, qyqar dhe që godet drejtpërdrejt lirinë e demokracinë e shtetit tonë të ngritur me shumë mund. Çdo herë e kam çmuar punën profesionale të Visarit në shumë tema hulumtuese dhe të ndjeshme.  Duke shprehur mbështetjen time dhe solidarizimin me të, u bëj thirrje organeve kompetente që të veprojnë për t’i nxjerrë sa më parë aktorët e këtij sulmi para përgjegjësisë”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në “Facebook”.

Mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht gazetari Visar Duriqi, autor i emisionit hulumtues “Indoks”.

Sulmi fizik ndaj tij është bere nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij.

Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke e hetuar rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat