Besian Mustafa takohet me ambasadorin gjerman Jörn Rohde

Aktuale

Besian Mustafa takohet me ambasadorin gjerman Jörn Rohde

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:06
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian  Mustafa, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në këtë takim u diskutua kryesisht mbi zhvillimet e fundit në vend, njofton Klan Kosova.

“Ministri Mustafa, ka falënderuar Ambasadorin Rohde për mbështetjen e deritanishme si dhe për gatishmërinë për mbështetje të mëtejme të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, duke potencuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet”, shkruan në komunikatën e dërguar nga ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat