Kusari-Lila dënon sulmin ndaj gazetarit: Sulmi duhet të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë menjëherë

Aktuale

Kusari-Lila dënon sulmin ndaj gazetarit: Sulmi duhet të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë menjëherë

Nga: A.SH Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:23
Visar Duriqi

Pas sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi, ka reaguar edhe Mimoza Kusari Lila.

Ajo sulmin e ka cilësuar të tmerrshëm dhe totalisht të papranueshëm.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që ky sulm të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë menjëherë.

Postimi në Facebook:

I tmerrshëm dhe totalisht i papranueshëm sulmi brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi mbrëmë në Prishtinë.

Nga asnjë deklarim apo hulumtim, gazetarët nuk duhet të sulmohen e aq më pak këto sulme të jenë fizike.

Sulmi i mbrëmshëm duhet të zbardhet dhe autorët të vihen para drejtësisë MENJËHERË!

Gazetarit Duriqi i uroj shërim të shpejtë dhe kthim të mbarë në angazhimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat