Përplasje në KQZ/Daka lëshon mbledhjen: Bollni me cirkuz politik

Aktuale

Përplasje në KQZ/Daka lëshon mbledhjen: Bollni me cirkuz politik

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:36
KQZ

(E plotësuar 14:25) - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka lëshuar mbledhjen e këtij institucioni, meqenëse anëtarët filluan të diksutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Daka ka thënë se KQZ’ja vetëm organizon zgjedhjet dhe se nuk vendos për përfaqësimin e komuniteteve.

“Bollni me cirkuz politik. Këtu nuk është parlament. Ne vetëm organizojmë zgjedhjet”, ka thënë Daka para se ta lëshonte mbledhjen.

Sërish përplasje në KQZ, Daka përfaqësuesit të VV-së: Shko në Prokurori nëse ke dyshime për keqpërdorime të votave

Edhe sot ka pasur tensione në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama është ankuar që KQZ’ja ka shkelur të drejtën e votueseve jashtë vendit duke mos e publikuar listën me emrat e votuesve jashtë vendit dhe të atyre që janë refuzuar.

“Ata në këtë listë nuk kanë pasur të drejtë ankese dhe të shohim se pse janë refuzuar. Votues me dokumente jovalide deri në momentin e aplikimit kanë pasur dokumente valide. E disa votuesve këtu u është mohuar vota për shkak të mungesës së dokumentit valid e që ka shkelur të drejtat e shumë votuesve këtu. Këtu ka pasur tendencë që sa më shumë me u pengu vota e votuesit”, ka thënë Rama.

Këtë deklaratë të Ramës, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka e ka cilësuar si tendencë për të VV’së për ta zhvlerësuar punën e KQZ’së përgjatë këtij procesi zgjedhor.

“Edhe tendenca që çfarëdo që ndodh në KQZ me u paraqit si tendencë me e pengu dikë është një qasje shumë e gabuar. Mos harroni që qikjo KQZ për 38 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës, brenda 10 ditëve me apliku, me u regjistruar dhe me u verifiku edhe të gjitha këto procedura me i kry përkundër faktit që ju po doni që në çdo mënyrë me tregu që KQZ’ja po don me i pengu”, ka thënë Daka

Më tutje ajo i tha përfaqësuesit të VV’së që t’i drejtohen Prokurorisë në rast se kanë fakte që votat janë keqpërdorur.

“nëse keni ju prova që KQZ’ja me qëllim ua ka mohuar të drejtën dikujt që të votojë urdhnoni në Prokurori dhe dërgoni faktet dhe vazhdojmë. Tendenca që të vazhdimisht me u sulmu KQZ’ja pjesë e së cilës jeni edhe ju, dhe tendenca që vazhdimisht ne të gjithë me u tregu si qytetarë që po mundohemi dikujt me ja keqpërdor votën është qasje e gabueshme. KQZ’ja është duke bërë krejt cka mundet sipas ligjeve në fuqi. Nëse keni dyshim që po bëjmë diçka të kundërligjshme urdhnoni në organet e drejtësisë”, ka thënë më tutje Daka. 

Kurteshi: E kundërligjshme, e frikshme dhe e tmerrshme, refuzimi i votës që është shprehje e vullnetit politik

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka reaguar për siç ka thënë ai diskutimet që po bëhen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) për vlefshmërinë apo jo të disa votave.

Sipas tij kjo gjë është shqetësuese, që siç tha ai ka të bëj me qasjen ndaj votave të qytetarëve.

“Nga vëzhgimi që e kam bërë për çdo ditë kam një shqetësim që dua ta shpreh e që ka të bëj me qasjen ndaj votës. Kam parë raste kur ka pasure diskutime dhe konflikte rreth votave të pavlefshme dhe të vlefshme në QNR. Diskutimet janë bërë aty në tavolina në vend që ato të zgjidhjen nga Komisioni Qendror i Votave që do të duhej ta formonte një komision dhe ta merrte përgjegjësi ligjore se cilat janë vota të vlefshme dhe të pavlefshme”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ka pasur shqetësime edhe për anulimin e këtyre votave, në rastet kur komisionarët kanë dilema se a është e vlefshme ajo apo jo.

“Ajo çfarë ëmë shqetëson është qasja arrogante e institucionit ndaj votës. Rruga ma e lehte është po e anulojmë. Kjo ka ngjarë edhe me votat me kusht. Ne e kemi diskutuar që objektivisht është e pamundur që në kutitë e votimit të ketë vota pa zarf sepse ato i kontrollojnë ekipe mobile për personat që votojnë me kusht”, ka thënë më tutje ai.  

Ai tha se është e kundërligjshme dhe e frikshme refuzimi i votave të diasporës.

“Dje në QNR kam parë dy rast kur është diskutuar për vlefshmërinë apo jo të një fletëvotime, e që për mua ishin shumë të qarta. Nuk ka të bëj me një votë për subjektin që i takojë unë por për subjektet e tjera. Unë po e shoh se si është kjo qasje. Ne kemi aplikues nga mërgata, 104 mijë janë miratuar dhe tash del se 1/3 prej tyre refuzohet. Është e kundërligjshme, e frikshme dhe e tmerrshme, refuzimi i votës që është shprehje e vullnetit politik”, ka thënë Kurteshi.

Kritika Kurteshi pati edhe për mos publikimin e listës së personave që kanë aplikuar suksesshëm për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtrit.

“Ne nuk kemi një listë të gjithë atyre që kanë aplikuar. Si e dimë ne se dikush nuk ka aplikuar fare. Pse ajo listë nuk po bëhet publike nëse është ashtu,. Nëse nuk është kështu atëherë është e dyshimtë. Unë kam fakte që njerëzit kanë aplikuar dhe nuk janë askund në lista,. Nëse vetëm një njeri është i tillë, vjen hipoteza juaj. Shprehja e vullnetit politik është më e rëndësishme sepse argumentet tona këtu”, ka thënë ai. 

Rinumërohen 220 vendvotime, 40 në proces dhe refuzohen mbi 16 mijë zarfe me vota jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Burim Ahmetaj nga Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka thënë se momentalisht në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve janë duke u marr me verifikimin e pakove me votat nga jashtë vendit dhe me procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve, shkruan Gazeta Express.

“Deri në këto momente janë rinumëruar 220 vendvotime. Në proces janë 40 vendvotime duke u numëruar e që në total janë 260. I kemi shtuar kapacitet dhe janë 40 njësi ku po numërohen këto vota”, ka thënë ai.

Për sa i përket procesit të verifikimit të pakove me vota nga diaspora, Ahmetaj tha se janë refuzuar mbi 16 mijë zare me vota jashtë vendit.

“Deri në këto momente nga 34 mijë e 002 pako të hapura, të aprovuara janë 41 mijë e 280 zarfe, që janë me fletëvotime, ndërsa i kemi 16 mijë e 288 që nuk e kanë statusin e votës së aprovuar. Janë trajtuar gjithsej 57 mijë e 568 zarfe me fletëvotime nga të dy kategoritë”, ka thënë me tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat