Reagon edhe zëdhënësi i VV-së pas sulmit të gazetarit Visar Duriqi

Aktuale

Reagon edhe zëdhënësi i VV-së pas sulmit të gazetarit Visar Duriqi

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:43
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Kryeziu ka shkruar në Facebook se dhuna ndaj Duriqit është e papranueshme dhe nuk arsyetohet në asnjë rrethanë.

“E papranueshme dhuna fizike ndaj gazetarit Duriqi. Ajo nuk arsyetohet në asnjë rrethanë dhe për asnjë qëllim. I menjëhershëm duhet të jetë reagimi i institucioneve të sigurisë dhe të hetuesisë”, ka shkruar Kryeziu.

Kryeziu ka shkruar se sulmet ndaj gazetarëve nuk duhet të normalizohen.

“Lajmet rreth sulmeve ndaj gazetarëve nuk guxojnë asnjëherë të normalizohen. Solidarizimi dhe përkrahja gjithëshoqërore ndaj gazetarit Duriqi dhe gazetarëve të tjerë kuptimësohet atëherë kur sulmuesit sillen para drejtësisë. Të gjithë urojmë që kjo të jetë hera e fundit që një gazetar sulmohet. Të gjithë duhet të angazhohemi që të jetë e fundit”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, gazetari Visar Duriqi është sulmuar mbrëmjen e së mërkurës, në afërsi të banesës së tij.

Persona të panjohur dhe të maskuar e kanë sulmuar atë, duke i shkaktuar lëndime të rënda shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat