Bieber: Harta me Kosovën brenda Serbisë është gabim i madh

Aktuale

Bieber: Harta me Kosovën brenda Serbisë është gabim i madh

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:53
Florian Bieber

Bujë të madhe ka bërë skandali i djeshëm i emisarit Ljajçak, me hartën në zurën e tij.

Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, reagoi ndaj lajmit rreth hartës së Serbisë me Kosovën brenda saj, e cila mbahet në zyrën e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Beber shkroi në Twitter se ishte një “gabim i madh”.

“Po, të kesh një hartë të tillë në zyrë me një përshkrim të tillë të punës është një gafë e madhe”, shkruan ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat