Gjendja e trevjeçarit që u zu nga rrethojat e objektit në Prishtinë është stabile, por me lëndime serioze

Aktuale

Gjendja e trevjeçarit që u zu nga rrethojat e objektit në Prishtinë është stabile, por me lëndime serioze

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:34
QKUK

Gjendja shëndetësore e trevjeçarit i cili mori lëndime të rënda trupore të mërkurën si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti, në Prishtinë është stabile edhe pse lëndimet janë serioze.

Kështu tha në një prononcim drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

Uka tha se fëmija është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente në QKUK, ku më pas është dërguar në Klinikën Intensive për të marr mjekime të tjera.

“Fëmija është sjellë mbrëmë  në Qendrën Emergjente si pasojë e lëndimeve që ka marr nga zënia e një  rrethoje. Pas ekzaminimeve dhe analizave të kryera është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Intensive për të marrë mjekime edhe më tutje”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tregoi se trevjeçari ka marrë lëndime në regjionin e kokës dhe të gjoksit, dhe sipas tij fëmija ende vazhdon të qëndroj i lidhur për aparate të frymëmarrjes.

“Lëndimet janë kryesisht në regjionin e kokës dhe të gjoksit. Fëmija për momentin vazhdon të qëndroj i lidhur për aparate të frymëmarrjes. Gjendja prezantohet stabile edhe pse lëndimet janë serioze”, ka thënë ndër të tjera, Shaqir Uka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat