Gazmend Muhaxheri tregon se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Aktuale

Gazmend Muhaxheri tregon se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:13
Gazmend Muhaxheri

Një prej nënkryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka treguar se nuk planifikon që të kandidojë për pozitën e kryetarit të partisë, tashmë kur po bëhen organizimet e fundit për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor prej ku do të dal shefi i ri i partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës si rezultat i 14 shkurtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:30 ku do të bëhen diskutimet dhe përgatitjet për organizimin e Kuvendit zgjedhor prej ku do të dalin me shef të ri të partisë.

Deri tani, ambicie për të udhëhequr me LDK’në pas debaklit të 14 shkurtit ka shprehur Anton Quni. Lutfi Haziri e ka lënë pezull çështjen e kandiditmit, derisa Gazmend Muhaxheri thotë se nuk do të kandidojë.

“Jo nuk do të kandidojë”, u shpreh shkurtimisht Muhaxheri.

Zgjedhjet e brendshme në LDK vijnë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku për herë të parë në histori që nga themelimi, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka rënë në vetëm 100 mijë vota.

Si rezultat i kësaj, Isa Mustafa ka vendosur të japë dorëheqje, i cili në disa reagime të mëvonshme ka deklaruar se nuk e kupton se pse elektorati e ka ndëshkuar partinë e tij.

Deri tani, si emra të mundshëm për të udhëhequr me LDK’në janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri e Kujtim Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat