Ambasadori britanik takon Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin, ja çka diskutuan

Aktuale

Ambasadori britanik takon Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin, ja çka diskutuan

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Nicholas Abbott dhe Isa Mustafa

(E plotësuar 16:57) - Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetarin në dorëheqje të LDK’së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin Lutfi Haziri.

Abbott në një postim në Facebook ka thënë se kanë diskutuar me Mustafën për zgjedhjet dhe perspektivat e ardhshme të LDK’së.

“Këtë pasdite u takova me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Ne diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK’së”, ka shkruar Abbott.

Aktualisht LDK është duke mbajtur mbledhjen e kryesisë ku do të diskutohet data e Kuvendit të ri zgjedhor në të cilin do të zgjedhet edhe kryetari i ri i LDK’së.

***

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë në afërsi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Prezenca e tij aty është vërejtur pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë së partisë.

Në mbledhje pritet të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, pasi ditë më parë kryetari aktual Isa Mustafa dha dorëheqje.

Dorëheqja ndodhi për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor.

Mbledhja pritet të nis në orën 16:30, teksa tashmë kanë nisur të grumbullohen anëtarët e kryesisë së partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat