“15-vjeçaren e puthi dhe e zhveshi”, rrëfimi për pacienten dhe mjekun që po kërkohet nga policia

Aktuale

“15-vjeçaren e puthi dhe e zhveshi”, rrëfimi për pacienten dhe mjekun që po kërkohet nga policia

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Ramadan Sopaj

Mjeku nga Malisheva, Ramadan Sopaj, po kërkohet nga Policia e Kosovës për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale, keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe sulm seksual.

Pasi policia kërkoi ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij, Oda e Mjekëve të Kosovës, njoftoi se Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë. Teksa ky organ është distancuar nga veprimet e mjekut.

Para tri vitesh, media kishte raportuar për ngacmimin seksual që mjeku i kërkuar nga policia, ia kishte bërë një pacienteje 15-vjeçare.

Ajo kishte kërkuar trajtim mjekësor për dhimbje barku, por nga ajo çka e mitura i ka treguar familjes, ishte prekur në vende intime nga doktori në fjalë.

Ajo në QKMF-në, “Shpetim Robaj” të Malishevës u prit nga mjeku familjar Ramadan Sopaj. Gjatë kontrollit mjekësor ia kishte shpjeguar dhimbjet në bark që i kishte pasur.Por, sipas saj, mjeku Sopaj e kishte ngacmuar atë seksualisht, duke e prekur në vende intime. E pas kësaj, familja e kishte denoncuar rastin në polici.

“Ka shku çika te mjeku, ka hy, qashtu qysh hyjnë krejt pacientët. Mjeku e ka pyet se ku po i dhembë. Çika i ka tregu se ku po i dhëmbë. Ai doktori ka nisë me e zbulua lartë vajzën, e duke e prekë lartë e tu e puthë qysh ka dashtë”, kishte rrëfyer nëna e vajzës në vitin 2018.

Nga familja e viktimës thonë se mjeku Sopaj nuk është ndalur me aq, por vajzën e ka prekur edhe në pjesët intime. Këtë gjë, thonë ata, e kanë vërtetuar edhe kontrollet gjinekologjike të bëra në QKUK.

“Ai i ka thënë vajzës, zhvishu më poshtë, vajza i ka thanë po këtej nuk po më dhemb dhe ka dashtë me u çu.  Ai ia ka vu çikës duart dhe i ka thanë ‘unë jam mjek, nuk bën me u çu’. Edhe ia ka nisë me e zhveshë vajzën poshtë dhe ka nisë me e prekë. Çika ka bërtitur. Aty dikush e ka çelë derën, por ai i paska thanë atij personi mbylle derën se jam me pacient. Çika ka bërtitur edhe tu qajtë ka dalë prej aty. E ka taku në rrugë një vajzë që s’po e njohim, prej telefonit të saj, vajza më ka thirrë mu. Vajzën  policia e kanë çu në gjinekologji në QKUK. aty mjekët e kanë kontrolluar edhe shihen shenjat që ai e ka grithë vajzën”, e ka shpjeguar tërë rastin nëna e vajzës 15-vjeçare.

Atëkohë, Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë njoftoi se doktori i denoncuar Ramadan Sopaj ishte suspenduar nga puna. Ndërsa, i njëjti nuk është duke punuar si mjek aty që dy vite.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen Ramadan Sopaj, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Image
Ramadan Sopaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat